E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: PS të shkundet, jo më pazare me Ilir Metën

Share

Procesi presidencial tregoi se opozita nuk duhet t’i besojë më LSI. Për Skënder Gjinushin, kreun e PSD-së, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta bëri pazarin politik të radhës me maxhorancën, duke i treguar sërish opozitës se besimi i vetëm te LSI është pabesia e saj.

“LSI përdori opozitën për të bërë presion mbi Berishën, jo për të arritur konsensus por për të arritur në një pazar. I vetmi besim që mund të kesh te LSI është që është e pabesë. Nëse ka ende të matë që i mbanin shpresat tek ai, tek ajo forcë që i ka shitur sistematikisht nga 2005, sigurisht që kjo është vetëm një alibi për LSI“, tha Skënder Gjinushi për “AS”.Zgjedhja e presidentit nga radhët e maxhorancës që u pasua me rishfaqjen e Fatos Nanos në lëvizjen për tu rikthyer në PS, për Gjinushin ka një nevojë reale për një bashkues të së majtës. Por a do luajë Fatos Nano këtë rol, Gjinushi thotë: “Tani, patjetër që ka nevojë për një bashkim të forcave që janë jashtë PS-je, të majta. Sepse PS nën presione të brendshme apo të jashtme nuk ka luajtur siç duhet rolin e vet opozitar. Patjetër që PSD është në favor të kësaj. Pastaj, për zhvillimet brenda PS mendoj që këto që thoni janë zhvillime brenda PS, janë tentativa për ekulibre të brendshme, për rregullime raportesh të brendshme kjo është një problem i PS-së“.Duke e konsideruar një lëvizje të brendshme në PS, Gjinushi si në rrallë raste refuzon të përgjigjet, për pyetjen se cilat janë mundësitë e Nanos për bashkimin e së majtës. “Unë nuk shtoj se çfarë thashë, uroj të ketë ndikime pozitive. Pra, PS si parti në përcaktimin e aleatëve të vërtetë dhe jo në aleanca pazaresh si Gjiri i Lalëzit“, tha ai. Por, ajo që Gjinushi thekson si nevojë është ajo që ai e quan me humor ‘shkundja’ e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›