E Diel, 1 Nëntor 2026

Brozi: Kandidimi i Nanos ishte kurth i Berishës. Vendi tashmë ndodhet nën thundrën berishiane

Share

Ish-kryetari i gjykatës së Kasacionit deri në vitin 1995, Zef Brozi, në intervistën për Shqiptarja. com thotë se zgjedhja e presidentit të ri ishte një tallje me
Kushtetutën, se gjithçka prej korrikut do të jetë nën thundrën berishiane dhe se seicili do të jetë edhe më i terrorizuar se më parë.

Ai thotë se kandidimi i Nanos është kurth i kryeministrit për Partinë Socialiste dhe se zgjedhja e presidentit nga radhët e PD-së vendosi de facto si president të vendit Sali Berishën. Sipas tij, tashmë ai do ti ketë duart e lira që të bëjë çfarë të dojë me pushtetet në vend dhe do të synojë që të marrë edhe drejtimin e opozitës për të vendosur diktaturën e vet.

“Berisha ka fituar. Por mundet që kjo fitore të shënojë edhe rrokullisjen e tij. Në fakt këto 20 vjet dëshmojnë se Berisha fiton edhe kur humbet” – thotë Brozi gjatë intervistës së tij.

Brozi vlerëson se Kodi Zgjedhor i vitit 2008 është Kodi më antidemokratik dhe më antikushtetues që ka pasur Shqipëria në këto dy dekada, a mbase edhe më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›