Gwyneth Paltrow më e nxehtë se kurrë në filmin e ri
Ajo do të mbushë 41 vjeç këtë vit por Gwyneth Paltrow nuk është dukur kurrë më mirë se tani.
Aktorja veterane ka treguar linjat e saj perfekte dhe njëkohësisht të pabesueshme me një palë të brendshme ngjyrë të zeza në një video ku promovohet filmi i saj më i fundit Thanks for sharing.
Në film aktorja luan rolin e një gruaje me emrin Phoebe përkrah Mark Ruffalo dhe yllit të muzikës pop Pink.




