E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e bardhë e Kim Kardashian

Vajza e sapolindur nga martesa midis Kim Kardashian dhe reperit Kanye Ëest është tërësisht e bardhë e duket se nuk i ka marrë asgjë babait të saj.

Të paktën, ky ishte imazhi që 32-vjeçarja i dërgoi miqve të saj në celularët e tyre, nga e sapolindura Veri-Perëndim (emri North-West i vajzës).

Megjithatë, ndërsa Kanye e ka kaluar testin e atësisë, shumë prej miqve të Kardashian nuk e kaluan testin e besimit.

Në të vërtetë, fotoja e dërguar nuk ishte autentike, por një imazh fallso.

0624-kim-kardashian-kanye-west-baby-bogus-article-tmz-article-6

Qëllimi i mesazhit që Kim dërgoi ishte të vendoste në provë miqtë e saj, për të parë se cili nga rrethi i saj i ngushtë do ta shiste tek mediat foton, duke thyer kështu besimin e saj.

Dhe ashtu siç ishte e pritshme, dikush e bëri këtë dhe fotot përfundoi në revistën amerikane “gossip”, “TMZ”.

Ndërkohë, kureshtja për të parë fëmijën 10-ditësh vazhdon të jetë e madhe. Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se Kim e Kanye kanë ndonjë qëllim që të prezantojnë krijesën e tyre me botën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›