Gyan vazhdon me Al Ain

Asamoah Gyan ka vendosur të largohet përfundimisht nga Sunderlandi, për të mbetur për një periudhë të gjatë tek Al Ain.
Sulmuesi ganez, gjatë kësaj jave do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
26 vjeçari ishte huazuar sezonin e kaluar në ekipin nga Lindja e Mesme. Nga kontrata e re, Gyan, i cili shkëlqeu në Botërorin 2010, do të paguhet rreth 150 mijë funte në javë.
Gyan i ishte bashkuar Sunderlandit për 15 milionë euro, ndërsa në sezonin e parë në Premierligë kishte shënuar 11 gola. Kurse, tek Al Ain ai realizoi 22 gola dhe e fitoi titullin e kampionit.