E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogba, përfundimisht në Juventus

Manchester United ka konfirmuar se Paul Pogba ka vendosur të transferohet në Juventus.

E ardhmja e futbollistit në Old Trafford ishte objekt i spekulimeve për një kohë, ndërsa Bianconerët intervenuan me kohë dhe e bënë të vetin lojtarin.

Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson ka mbetur i zhgënjyer me mënyrën se si ka kaluar 19 vjeçari tek gjiganti italian.

Pogba ishte transferuar në Angli në vitin 2009 nga Le Havre, duke iu bashkuar akademisë së klubit, ndërsa së fundmi kishte refuzuar vazhdimin e kontratës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›