E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gykata rrezon pushimin e hetimeve ndaj Arben Frrokut

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, nuk pranoj kërkesën e avokatit mbrojtës për pushimin e hetimeve ndaj Arben Frrokut.
Avokati kërkoj nga gjykata të refuzohet zgjatja e hetimit edhe për dy muaj Frrokut dhe të pushohet akuza pë rmungesë të provave.
Prokurori I kundërshtoi pretendimet e mbrojtësit, duke argumentuar se brenda afatit dy mujor të zgjatjes së hetimeve, pritet ekstradimi i Arben Frrokut dhe Jak Jakut në Shqipëri. Me ardhjen e tyre, sipas akuzes, do të pyetën për ngjarjen dhe më pas do të vendoset dërgimi apo pushimi i hetimeve ndaj të dyshuarit.
Sipas prokurorisë, e vetmja provë shkencore që akuza ka siguruar është gjetja e disa faktorëve plotësues në pallton e të dyshuarit, që mendohet se mund të jenë mbetje baruti.
Në sallë ishte I pranishëm edhe vëllai i të dyshuarit, tashmë i mandatuar si deputet i qarkut të Shkodrës, z.Mark Frroku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›