E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vali Corleone blen Hummer të blinduar

Vali Corleone, kosovari i cili u bë i njohur për jetën e tij super luksoze, ka publikuar në rrjetet sociale blerjen e tij më të re. Ai ka bërë pjesë të pasurive të tij një makinë "Hummer" të blinduar, të cilën e ka quajtur "Special nr.1". 

Sipas tij, makina në dukje e kamufluar është tejet e shtrenjtë dhe vetëm xhami i përparmë i blinduar, kushton sa dy "Hummer" normalë, çmimi në treg i të cilëve gjithashtu është shumë i lartë. Vali në postimin e fotove të makinës së tij të re, shkruan se ajo e gjitha është speciale, në të gjitha elementet, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. 

Duke qenë kaq i pasur, ai tani do të udhëtojë më i sigurt, pa pasur frikë nga "keqbërësit". 

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›