Oazet e tokës së zhuritur
Në këtë verë të nxehtë sa s’ka më, kur toka duket e zhuritur jo vetëm nga zhegu përcëllues i stinës, por edhe nga gjithçka ngjet rreth e rrotull nesh me krizë e borxhe deri në grykë që duket sikur po na marrin frymën; armë nëpër duar e vrasje të pafajshmish, vjedhje, përdhunime e grabitje maskash; për t’mos përmendur përbërësit e tjerë të kësaj jete që po na shkon mes plazhesh të fëlliqur e ndërtimeve pa leje, ku ashensorët janë kthyer në transportues thasësh me rërë, çimento, llaç, e çfarëdo gjëje që u duhet mashtruesve dhe banditëve të çdo marke për të ngritur kat mbi kate nëpër tarraca pallatesh, sikur t’i kishin prona të tyre, e të tjera poshtërsi të shumta të kësaj natyre, ja tek na vijnë si një mirazh i largët, në formën e ca oazeve, për t’na njomur pak buzët dhe zbutur këtë lodhje e torturë të përditshme, këto rezultatet e bukura të skuadrës kuksiane të futbollit!
Pas atij terrori mediatik të disa pseudoanalistëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, që tashmë me zhdukjen nëpër resortet e klaneve që i paguajnë, kanë pakësuar edhe të lehurat e tyre jargavitëse prej zagarësh të pështirë, gazetat e sidomos ekranet televizive sikur po marrin frymë më lirisht, duke pasur tani në qendër të vëmendjes edhe lajmet e komentet rreth arritjeve të çuditshme e ndërkohë të jashtëzakonshme të klubit kuksian të futbollit. U duk sikur jehona do të zbehej shpejt pas atyre barazimeve të para të të dyja ekipeve tona, Kukësit në Ligën Europiane (1-1 në Talin me skuadrën estoneze) dhe Skënderbeut në Ligën e Kampionëve (0-0 në Baku me azerbajxhanasit), por ja që fati i tyre qëlloi të ishte krejt i ndryshëm me atë të dy skuadrave tona të tjera në Ligën Europiane, Teuta e Laçi, që u eliminuan që në turin e parë, madje laçianët prej një ekipi të përbërë krejtësisht prej ca amatorësh nga Luksemburgu, vendit që përjetësisht është radhitur i fundit në renditjet botërore të FIFA-s! Por, Skënderbeu, që fatmirësisht startoi me pjesëmarrje direkt e në turin e dytë, e sidomos Kukësi që mbajti më shumë ngarkesë, sepse është duke i përballuar turet që nga fillimi i tyre, i kaluan pengesat me sukses. Veçse korçarët me humbjen e thellë të ndeshjes së parë 0-3 në Kazakistan, e kanë disi të vështirë kualifikimin për më tej, përkundrazi, ekipit kuksian me fitoren e mbrëmjes së kësaj të enjteje, 2-0 në Tiranë ndaj Metalurgut ukrainas, i janë krijuar më shumë shanset për të kaluar edhe turin e tretë, që do të ishte arritja më e madhe në krejt historinë e klubeve tona të futbollit në arenën ndërkombëtare!
Gjithsesi, edhe me kaq sa është arritur në këtë fillimsezoni prej klubit korçar e veçanërisht atij kuksian, është tepër shumë, kur kujton se sa të varfra kanë qenë statistikat e futbollit tonë në të gjithë historinë e mundimshme të tij. Prandaj edhe komentet e këtyre ditëve, bashkë me titujt e shumtë entuziastë, nuk kanë munguar me të drejtë që të mbushin faqet e gazetave dhe hapësirat e ekraneve të ndryshme televizive, paçka se deri tani nuk është bërë e mundur që të shohim të transmetuar në TV-të tona asnjë ndeshje të skuadrës kuksiane për Kupat e Europës, si brenda dhe jashtë vendit, kur jemi dëshmitarë të sa e sa ndeshjeve të kota që jepen këto ditë për shqiptarët, pa asnjë kriter dhe nga çfarëdo cep i globit! Ndërkohë, me këtë që ka arritur deri më tani ekipi i Kukësit në futboll, pa e tepruar, mund të thuhet se ka bërë një mrekulli, aq më tepër për një vend si ky i yni, ku gjëra të tilla kaq të pabesueshme dhe të bukura ndodhin rrallë! Kjo dukuri e veçantë, kur janë tejkaluar të gjitha parashikimet, aq më tepër në kushtet e rënda e tepër të vështira që po kalon futbolli vendas në përgjithësi, i jep më shumë vlera ekipit kuksian, pse jo, për t’ia forcuar edhe më tepër identitetin qytetit përkatës, së bashku me atë të të gjithë sportit tonë. Jemi të vetëdijshëm për atë se çfarë mund të bëjmë, gjë që e kemi shprehur e vazhdojmë ta shfaqim me të mirat e me së shumti me të këqijat që ndeshim për çdo ditë, gjithsesi, oazet e krijuara prej korçarëve e kuksianëve në mes të kësaj vape përcëlluese e toke të zhuritur, sikur na e kanë lehtësuar disi frymëmarrjen e zënë ngushtë nga gjithë ky byrlyk ngërçesh politikë e shoqërorë, që ende nuk po i ndahen këtij vendi.
Pavarësisht se ç’mund të ndodhë në ndeshjet apo turet e ardhshme të Kupave të Europës, ajo që ka bërë deri tani Skënderbeu dhe sidomos Kukësi, me përballimin me sukses të kundërshtarëve më të shumtë në numër, u ka dhënë klubeve të tyre statusin e më të mirëve në historinë e këtij futbolli, që si pararendës pati Flamurtarin vlonjat të viteve ‘80-të. Të kuptohemi, këto arritje nuk janë nga ato mrekullitë që të shpallin shenjt, sidoqoftë, oaze po, sepse të ngjallin shpresë për të ecur më tej.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)