Solana apel Izraelit: Hapni pikat e kalimit për ndihma
Berlin - Përfaqësuesi i BE-së për politikën e jashtme, Havier Solana I ka bërë apel tel-avivit zyrtar që të hap të gjitha pikat e kalimit për në Gaza në mënyrë që të lejohet kalimi I ndihmave humanitare për në zonën e rrënuar. Përmes një deklarate të tij, Solana tha se ''Tashmë, më e rëndësishsme është t'u kushtojmë vëmendje njerëzve që nuk kanë strehë, ushqim dhe nuk presin më shumë se ndihmë mjekësore. Për këtë qeveria izraelite duhet të hapë kufijtë”. Ai tha gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk do të bashkëpunojë kurrësesi me Hamasin radikal teksa shtoi se ekspertë evropianë do të analizojnë situatën nëse Izraeli ka kryer krime lufte gjatë kësaj periudhe.