Ambasadori i Kroacisë Kramariq, vizitoi Ministrinë e Kulturës kosovare

Prishtinë, 24 Janar, 09:28, NOA - Ministri i Kulturës i Kosovës,Valton Beqiri, ka pritur sot në zyrën e tij Ambasadorin e parë të Kroacisë në vendin tonë, Zllatko Kramariq.
Ministri kosovar i kulturës e ka falënderuar shtetin kroat për përkrahjen e dhënë dhe për njohjen e pavarësisë.
Beqiri dhe Kramariq janë shprehur pro thellimit të bashkëpunimit ndërkulturor ndërmjet dy vendeve.
h.i/NOA