Gyl: Kosova nuk është vrimë e zezë e Ballkanit

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, deklaroi sot në Stamboll se Kosova duhet të përfshihet në procesin e bashkëpunimit rajonal, pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme të vendeve për statusin e saj.
“Pavarësisht nga qëndrimi ynë për statusin e Kosovës, të gjithë do të duhej ta bëjmë Kosovën pjesë të bashkëpunimit rajonal”, tha zoti Gyl në samitin e Procesit të Bashkëpunimit Juglindor të Evropës (SEECP).
“Për objektivin e përbashkët për t’u integruar në instancat euro-atlantike, BE dhe NATO janë ato që na bashkojnë rreth këtij ideali. Besojmë që nëse nuk e përjashtojmë askënd do të kemi rezultate më pozitive. Në këtë aspekt, e konsiderojmë si jo të drejtë që Kosova të konsiderohet vrimë e zezë në Ballkan. Rrugët tona do të takohen në ombrellën e BE-së. Për këtë jemi të sigurt”, shtoi Gyl.
Procesi i Bashkëpunimit të Shteteve të Evropës Juglindore i themeluar me iniciativën e Turqisë në vitin 1996, është një simbol i rëndësishëm i sigurimit të paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit rajonal.
Vendet anëtare të procesit të bashkëpunimit janë Turqia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bulgaria, Maqedonia, Rumania, Serbia, Greqia, Kroacia, Moldavia dhe Mali i Zi. Këtë vit Sllovenia do të bëhet vendi i 12-të anëtar.
Krahas përfaqësuesit të SHBA, Rusisë dhe Përfaqësuesit të Komisionit për Zgjerim dhe Politikat Fqinjësore të BE-së, Stefan Fule, në cilësinë e mysafirit të posaçëm në samit marrin pjesë edhe Sekretari i përgjithshëm i UNESCO-s, Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, OKB-së dhe Sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik Evropian.
Në këtë samit Turqia do t'i dorëzojë Malit të Zi kryesinë e radhës, të cilën e vazhdon prej një viti.