E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maragos: Nuk ka kohe, votoni per integrimin Rozeta Rapushi

Nuk ka kohe per te humbur, mazhoranca dhe opozita duhet te punojne bashke per integrimin e vendit. Keshtu u shpreh dje, pergjegjesi per Shqiperine ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit te Komisionit Evropian, Vassilis Maragos. Gjate nje takimi me Ministrin e Drejtesise, Eduard Halimi, Maragos, tha se reformat jane jetike per sistemin e drejtesise. “Reformat jane te rendesishme dhe jetike per sistemin e drejtesise ne vend dhe ndaj une ju inkurajoj per vazhdimesine e tyre. Nuk ka me kohe per te humbur, mazhoranca dhe opozita duhet te punojne se bashku, per plotesimin e reformave kusht per integrimin e vendit”, - theksoi Maragos. Ai e cilesoi si te rendesishme edhe realizimin e reformes se rishperndarjes se numrit te gjyqtareve sipas ngarkeses, si dhe inkurajoi qe te vijohet me tej me reformen e Gjykates Administrative. Ne kuader te ketij procesi, Marangos i kerkoi nga Ministrit te Drejtesise qe t’i per percjelle Keshillit te Larte te Drejtesise nevojen qe procesi i testimit te kandidateve per gjyqtare te Gjykates Administrative te monitorohet nga EURALIUS. Nga ana e tij, ministri Halimi vleresoi kontributin e jashtezakonshem, qe Komisioni Evropian ka dhene per integrimin e vendit, si dhe shprehu keqardhjen per mos marrjen e statusit per shkak te mos votimit te ligjit te Gjykates se Larte nga ana e opozites. Halimi theksoi se Ministria e Drejtesise do te vazhdoje reformat e nisura ne drejtesi me qellim rritjen e eficenses se sistemit gjyqesor. Me tej ministri e informoi Maragos, rreth hapave qe do te ndermerren per realizimin e reformes ne sistemin Gjyqesor, rishikimin dhe permiresimin e pagave te gjyqtareve sipas modeleve te BE-se; reformimin e Kodit Civil, ligjit per noterine dhe Kodit te Procedures Civile per kalimin e deshmive te trashegimise tek noteret dhe lehtesimin e leshimit te urdhrave te ekzekutimit, forcimin e politikes penale, nepermjet reformimit te Kodit Penal dhe Kodit te Procedures Penale per ashpersimin e sanksioneve te veprave penale te dhunes ne familje dhe kunder autoriteteve shteterore, si dhe per zgjerimin e juridiksionit te Gjykates per Krime te Renda per veprat e korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›