E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore sulmohet me acid gjyqtarja reagon MD KLD e Gjykata e Larte

Një gjyqtare ne Vlore u sulmua me acid ne fytyre ne mes te rrugës nga persona të paidentifikuar. Mirela Mishgjonit 44 vjeçe i është hedhur  lëndë kimike në fytyrë në lagjen “28 Nëntori” ku banonte.  Nuk dihet ende qëllimi i këtij sulmi dhe as autoret e ngjarjes. Mjeket thonë se gjyqtarja ka djegieje ne sy dhe ne goje, por gjendja e saj është drejt përmirësimit. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Dobi: Goditje ndaj sistemit të Drejtësisë
Për të parë nga afër gjyqtaren, zv/ministri i Drejtësisë Ermal Dobi e ka vizituar atë në spitalin e Vlorës.
Ai e cilësoi sulmin ndaj gjyqtares si një akt të shëmtuar që ka goditur jo vetëm zonjën Mishgjoni, por tërë sistemin e drejtësisë.
Ai shprehu angazhimin maksimal te Ministrise se drejtësisë për shërimin sa më shpejt të gjyqtares dhe vënien e autorit para përgjegjësisë ligjore. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të hetojë sulmin me acid ndersa zv ministry dobi ka marre edhe garanci nga policia vendore.

Çefa: Dënjmë me forcë aktin
Edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas informimit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Mirela Mishgjoni, shpreh mbështetjen dhe solidaritetin ndaj saj dhe familjarëve të saj, duke dënuar me forcë këtë akt.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, ka komunikuar me autoritetet kompetente të Rrethit të Vlorës dhe ka marrë garanci të plota prej tyre, për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së kësaj ngjarje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Edhe njëherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh mbështetjen për trupën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, duke shprehur gatishmërinë për të rritur e garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve.

Gjykata e Lartë: Atentat i rëndë kundër pushtetit gjyqësor
Gjykata e Lartë deklaroi se sulmi ndaj gjyqtares Mishgjoni, përbën një atentat të rëndë kundër pushtetit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të tij. Përmes një njoftimi për shtyp, Gjykata e Lartë vlerësoi së kjo ngjarje, por edhe disa të tjera të ndodhura gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare e cila është e interesuar mbi të gjitha për të drejtën dhe sigurinë e jetës së çdo individi dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
“Kërkojmë marrjen e masave të menjëherëshme ligjore, institucionale, organizative e materiale nga ana e organeve kompetente, jo vetëm për zbardhjen e ngjarjes dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e ngjarjeve të tilla të shëmtuara dhe çnjerëzore”, thuhej në deklaratën e Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›