HEC-i i Banjës, Berisha: Bëhemi superfuqi energjitike. PS-ja, zë i thatë
Gramsh- Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës në Kaskadën e Devlloit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka premtuar rritjen e investimeve në fushën e energjisë ujore, ndërsa u shpreh se ndërtimi i HEC-it do të mundësojë punësimin për rreth 5 mijë persona.
Duke dëshmuar vullnetin për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, në kthimin e një vendi në një vend të zhvilluar. Ne garatojmë kompaninë se do të bëjmë gjithçka për këtë vepër të madhe. Që bën një kthesë në histori me energjinë shqiptare. Jemi të bindur se prania e kompanisë Statkraft, është ftesa më e shkëlqyer edhe për kompanitë e tjera norvegjeze dhe ato skandinave, për të parë potencialet e investimeve në Shqipëri. Shqipëria është vendi i vogël, por ja që në një nga luginat e saj zbarkon kompania numër një në botë për ndërtimin e HEC-ve. Potencialet e Shqipërisë janë të jashtëzakonshme. Kaskada të tjera presin kompanitë e mëdha. Ne garantojmë të gjitha kompanitë e hidroenergjisë se janë shumë të mirëpritura. Hoqëm TVSH-në për të gjitha makineritë, çelikun dhe çimenton që përdoret për ndërimin e HEC-eve. Është e afërt dita kur Shqipëria do të shtrohet në një vend lider në rajon për prodhimin e energjisë ujore,- tha kryeministri.
Më tej Berisha deklaroi se në katër vitet që vijnë do të vijojë mbështetja ndaj biznesit, ndërsa u shpreh se premtimet e PS-së për ndryshim taksash nuk do të realizohen kurrë.
Qeveria do të bëjë gjithçka për të përmirësuar klimën e biznesit. Do të mbeten zëra të thatë në shkretëtirë, zërat e taksave të larta dhe që cënojnë klimën e biznesit. U desh kohë për të pregatitur çdo detaj të kësaj vepre. Që mund të jetë më e madhja e kësaj fushe në Evropë,- u shpreh ai.
Leja për nisjen e punimeve në Kaskadën e Devollit u firmos nga shefi i qeverisë para du ditësh, ndërsa investimi total marrin në 800 milionë euro.