E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Ka gjyqtarë që jetojnë në luks, Llalla: Kemi hetime të hapura

TIRANE - Në ceremoninë e përfundimit të misionit Euralius presidenti Nishani pranon se ka gjyqtarë të cilët jetojnë në luks të tepruar të paargumentuar me të ardhurat që kanë, ndonëse këto në minorancë.

 Në këtë linjë kryeprokurori Adriatik Llalla thotë se ka hetime të hapura për prokurorë e gjyqtarë që jetojnë në luks.

“Në minorancë ka një numër gjyqtarësh që jetojnë në luksin e tepruar të paargumentuar me të ardhurat që kanë, por ka shumicë . Por kanë shumicë që jetojnë në apartamente të thjeshta. “- tha Nishani.

I pyetur nga gazetarët kryeprokurori Adriatik Llalla, i pranishëm në këtë ceremono tha se mbështet deklaratën e Presidentit për gjyqtarët e prokurorët.

"Eshtë e vërtetë që ka gjyqtarë e prokurorë që jetojnë në luks. Hetime të hapura për prokurorë e gjyqtarë që jetojnë në luks"
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›