E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristal, djali i Bossi-t u diplomua elektronikisht në universitetin shqiptar

bosi-dhe-diplome—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Djali i ish-kreut të partisë italiane Lega Nord, Renzo Bossi u vu vitin e shkuar në qendër të skandalit Kristal, kur doli në dritë se posedonte një diplomë shqiptare të nivelit të parë nga ky universitet privat edhe pse nuk dinte shqip dhe skishte shkelur kurrë në Shqipëri.

Asokohe një hetim nisi nga prokuroria dhe pas seancave të njëpasnjeshme Gjykata e Tiranës rrëzoi urdhrin e qeverisë për ngrirjen e licencës së shkollës së lartë Kristal për një periudhë 1-vjeçare, vendim i marrë vjet, kur universiteti paditi Këshillin e Ministrave duke pretenduar Shfuqizimi tërësisht të vendimit nr 354 datë 23.05.2012për pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës. Në vendimin e datës 11.03.2013 gjykata vëren se Shkolla e Lartë Jo Publike “Kristal’ është njeri prej universiteteve kryesore dhe me numrin më të madh të studenteve e stafit pedagogjik në vend.

Në përfundimet e arritura nga Grupi i Inspektimit në Shkollën e Lartë Universitare Jopublike Universiteti Kristal ka rezultuar: Shkolla e Larte Universitare (SHLU) Private “Universiteti Kristal nuk ka kryer procedurat e mbajtjes  se dokumentacioni”Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, ne lidhje me detyrimin e cdo institucioni te arsimit te larte (IAL) per te mbajtur regjister baze te studenteve me te dhena personale te tyre, vlersimet e marra gjate ndjekjes se programit te studimit ,te dhena mbi diplomen ose diplomat e marra bashke me suplementin e diplomes etj, te formatuara keto sipas standarteve shteterore. Gjykata vlerëson se këto ishin përfundime të pambështetura pasi u provua dhe gjatë gjykimit se në raportin e inspektimit thuhet: Se për vitin akademik 2011-2012 ekziston rregjistri i të dhënave elektronike i cili ofron aktualisht mundësinë e rregjistrimit të studentëve në provime, dhe printimin elektronik të fletëve të provimit. Pra dhe vetë grupi i inspektimit pranon faktin se ka rregjistër bazë të studentëve elektronik.

Në vendim thuhet se sa i përket pretendimeve të Qeverisë seUniversiteti Kristal nuk ka kryer proçedurën e rregjistrimit të studentëve te huaj në programet e studimit që ky institucion ofron. Gjykata gjykon se ky pretendim nuk qëndron pasi rregjistrimi për të gjithë studentët e huaj të kontrolluar nga grupi i inspektimit për vitin akademik (2011-2012) është bërë përpara se të hynte ne fuqi udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 33, datë 05/05/2011  Për proçedurën e pranimit dhe rregjistrimit në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë  të ofruar nga Institucionet e arsimit të lartë si dhe për transferimet e studimeve për vitin akademik 2011-2012.Udhëzim ky i hyrë në fuqi më datë 02/09/2011, ndërkohë që rregjistrimi i studentëve për këtë vit akademik është bërë në muajin Gusht 2011.

Po kështu Këshilli i Ministrave pretendon se Kristal ka shkelur ligjin e vitit 2003 Për Arkivat dhe normave tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë dhe referuar dispozitës me të cilën është penalizuar Kristal sanksionon si më poshtë: Autoritet dhe punonjesit e arkivave shteterore mbajne pergjegjesi ligjore per shkeljen e kerkesave te ketij ligji. Ne kuptim te ketij ligji, kur nuk perbejne veper penale, perbejne kundravajtje administrative dhe denohen me gjobe nga 1 deri ne 5 paga mujore shkeljet e meposhtme ndërsa pika 3 parashikohet se Personat fizike e juridike private i nenshtrohen gjobes nga 100 mije deri ne 300 mije leke kur kane kryer shkeljet e permendura ne shkronjat ”a”,”ç”, ”d” te pikes 1 dhe piken 2 te ketij neni. Në këto kushte gjykata vlerëson se sikurse vërehet nga kjo dispozitë ligjvënësi ka parashikuar dënimin me gjobë dhe në asnjë rast kjo nuk mund të përbëjë shkak për pezullimin e veprimtarisë. Gjykata arrin në përfundimin se vendimi i Këshillit të  Ministrave është rezultat i një proçedimi administrativ të kundraligjshëm.

Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e 30.07.2012, ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Kristal për pezullimin e vendimit të qeverisë. Por ky vendim u ndryshua nga Gjykata e Apelit Tiranë më 28.09.2012 që solli pranimin pjesërisht të kërkesës për pezullimin të pjesshëm.

Ndërkohë që Kristali humbi betejën e parë me qeverinë, ai vijoi të ftojë të rinjtë për të studiuar pranë këtij universiteti dhe të rekrutojë staf të ri akademik. Licenca e Universitetit privat Kristal u pezullua me shumë bujë më 23 Maj të këtij viti me urdhër të Këshillit të Ministrave. Sipas atij vendimi Kristal gjatë periudhës së pezullimit nuk do të pranonte studentë në asnjë program që ofron.

Shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim Këshillit të Ministrave me vlerë 12.000 Lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›