E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

HIV dhe sifiliz, bashkë-infeksioni tek të rinjtë, terapia PREP do të futet në vend

Meshkuj shumë të rinj në moshë po diagnostikohen gjithnjë e më shumë me bashkë-infeksionin”Hiv –Sifiliz” në  vendin tonë.

Sipas drejtueses së shoqatës së personave të infektuar me HIV ,Olimbi Hoxha rritja e rasteve po ndodh tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Klinika ambulatore e shërbimit ifektiv në QSUT diagnostikon raste të shtuara të infeksionit HIV. Shoqata e personave me HIV-AIDS konstaton se karakteristke kohët e fundit është bashkinfeksioni HIV- dhe Sifiliz tek të rinjtë , kryesisht meshkuj.

“Kemi një numër të shtuar rastesh me HIV…Vet shoqata ka referuar disa raste që kanë ardhur për pjesën e testimit dhe pastaj për pjesën e referimit në shërbimet e kujdesit dhe trajtimit.Grupmosha është shumë e re dhe ajo që është karakteristike është që kemi patur raste të bashkë-infeksionit HIV dhe Sifiliz. Pra kemi  një rritje të rasteve të diagnostikuar si Sifiliz Pozitiv dhe kjo rrit riskun e infektimit me Hiv. Si cdo vit, trendi është tek numri I meshkujve që kryejnë mardhenie seksuale me meshkuj dhe aty është dominanca e infektimit pasi edhe marrdhënia është me risk më të lartë se mardhënia hetero-seksuale”, tha ajo.

Për herë të parë në Shqipëri , në kuadër të planit strategjik do të futet terapia pandaluse PREP të cilën do ta përfitojnë 100 meshkujt me risk të lartë për tu infektuar

“Terapia me PREP është terapia me midekamente që përdoret për trajtimin e HIV në stadin AIDS, por që në këtë rast nuk do të përdoret për trajtim por për parandalim. Është një set medikamentesh që u jepet personave që ekspozohet ndaj një risku të lartë të infektimit ose transmetit me HIV dhe nuk ndodh infektimi. Pra edhe në një marrdhënie të pambrojtur ose nuk e di statusin e partnerit seksual, terapia me PREP ofron mbrojte dhe nuk ndodh infektimi dhe kjo është 98% e garantuar”, tha Hoxha.

Terapia parandaluese PREP është rutinë ne vendet e BE. Shumë turistë të ardhur këtë sezon në Shqipëri e kanë kërkuar madje edhe në farmacitë tona këtë medikament për shkak të qëndrimit të gjatë dhe nuk kanë mundur ta aksesojnë .

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›