E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Artizanet e Korçës zbukurojnë qytetin, zanatin ua trashëgojnë të bijave dhe të rejave

Artizanet e qytetit të Korçës janë bërë pjesë e projektit të Ministrisë së Kulturës, “Një artizane një pemë”, për të zbukuruar qytetin e Korçës me punime artizanale.

Të gjithë brezat janë bërë bashkë në një shoqatë, “Arti në duart e gruas” dhe qëllimi i tyre është që traditën e vjetër të punimeve me dorë, ta përcjellin ndër breza.

Ato kanë krijuar një dekor të veçantë me punime në grep dhe shtiza për disa zona të qytetit, si në zonën këmbësore edhe tek pazari i vjetër, si dy vende tepër të frekuentuara edhe nga vizitorët e turistët në mënyrë që të kenë mundësi të njohën me traditën që mbart Korça

Punimeve i janë bashkuar grupmosha të ndryshme.

Punimet e sjella në mënyrë artizanale dëshmojnë më së miri një nga aspektet më të bukura të trashëgimisë tonë ndërsa mbartin në vetvete kulturë dhe vlera për Korçën.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›