E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Muzhaqi: Këtë vit më shumë aplikime!

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar të enjten mbylljen e aplikimeve për Thirrjen e VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. 

Ajo tha se këtë vit është rritur numri i aplikimeve të të rinjve që duan të zhvillojnë karrierën në Shqipëri.

Këtë vit janë plot 1327 aplikime krahasuar me një vit më parë që ishin 1096 aplikime, tha ministrja Muzhaqi.

Në aplikimet e këtij viti për të rinjtë janë vënë në dispozicion 1612 pozicione, 704 në administratën shtetërore, 560 në njësitë e vetëqeverisjes vendore, 94 në institucionet e pavarura, 175 në shoqëritë tregtare dhe 79 në organizatat jofitimprurëse.

Aplikimet për Thirrjen e VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës kanë qëndruar të hapura që nga data 1 qershor deri më 5 korrik 2023.

Përgjatë muajit korrik, institucionet pjesëmarrëse do të ngrenë komisionet vlerësuese e më pas institucionet pritëse do të bëjnë vlerësimet e aplikantëve.

Në vijim, në muajin gusht aplikantët e suksesshëm do të firmosin marrëveshjet me institucionet pritëse dhe do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë institucioneve ku do të zhvillojnë praktikën 3 mujore.

Aplikantët e suksesshëm do të zhvillojnë praktikën 3 mujore në nga data 1 shtator deri më 1 dhjetor 2023 dhe më pas do të vlerësohen me certifikatë nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.

Të rinjtë që do të vlerësohen me pikë maksimale në praktikën 3 mujore do të punësohen me kontratë 1 vjeçare në varësi te nevojave për burime njerëzore të institucioneve pritëse.

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë, por periudha e praktikës së punës njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›