E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ligji i ri për bletarinë/ Deputetja Dhima: Rregullon regjistrimin, transportin, etiketimin, kontrollin dhe eksportin

Deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima ka deklaruar në Kuvend se ligji i ri për bletarinë do të bëjë të mundur vendosjen e rregullave për regjistrimin, transportin, etiketimin, kontrollin dhe eksportin.

“Ligji krijon stimuj dhe siguron mbështetje për bletarët të cilët punojnë në përditshmërinë e tyre me shumë pasion dhe dëshirë për ta zgjeruar aktivitet e tyre”, theksoi ajo.

Sipas saj, kërkohet që nga ana e Ministisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që bletërritësit të mbështeten financiarisht për “ngritjen e një qendre për mbarështim të mbretëreshave autoktone shqiptare, krijimin e një fabrike për vjeljen, ambalazhimin dhe çertifikimin e mjaltit sipas standardeve të BE-së dhe ngritjen e një qendre apiterapie për inhalimin e ajrit të bletëve në koshere”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›