Pushtimi fashist dhe Shqiperia e Madhe
Historia e rezistences kunder nazizmit dhe fashizmit ne Europe perben nje nga elementet me te rendesishem te Luftes se Dyte Boterore. Dy studiues gjerman, Gerd R. Uberschär dhe Peter Steinkamp-it, sjellin nje pamje te plote te Europes gjate luftes ne librin "Manual i rezistences kunder nacionalsocializmit dhe fashizmit ne Evrope, 1933/39 deri 1945". Ne menyre te vecante, ne liber trajtohet edhe rezistenca shqiptare. Autoret ndalen ne rezistencen qe hasi pushtimi italian dhe ai gjerman, por dhe ne ndryshimet administrative dhe territoriale qe sollen. Premtimi i Shqiperise se Madhe nga forcat pushtuese trajtohet si nje element qe percaktoi dhe bashkepunimin mes forcave ushtarake dhe nje pjese te faktorit vendas. Autoret i referohen nje sere burimesh historik te njohura ne Shqiperi, por edhe studimeve qe jane bere nga autore te huaj. "Deutshe Velle sjelle te zbardhur nje pjese te librit qe flet per Shqiperine.
Pse serish, per rezistencen?
"Pas perfundimit te luftes, ne maj 1945, per shtetet qe kishin qene gjate LIIB-se nen pushtimin italian apo gjerman, ishte e rendesishme qe te tregonin se jo vetem qe e kishin duruar, pranuar, apo bashkepunuar me forcen okupatore, por kishin kryer edhe rezistence kunder pushtimit fashist dhe nacionalfashist. Rezistenca kunder sundimit gjerman dhe italian eshte prezantuar jo rralle, si levizje aktive qe luajti rol kryesor ne rrezimin e te dy regjimeve, atij te Musolinit dhe te Hitlerit. Keshtu, eshte krijuar miti i rezistences se madhe kombetare, format dhe aktivitetet e se ciles u percaktuan shume te zgjeruara dhe te shumellojshme. Por, shume prezantime heroike te rezistencave kombetare nuk i pergjigjen fakteve ose realitetit", shkruan botuesi Gerd R. Überschär.
Botuesi ka vene re se "edhe sot, vazhdon te zhvillohen diskutime mbi pjesen, qe kane zene grupimet e rezistences ne clirimin e vendeve te vecanta". Qe ne konferencat e para nderkombetare, ne vitet 1958 dhe 1960, eshte folur per vleresimin e nivelit te influences se rebelimit kunder pushtuesit dhe problematiken e marredhenieve te grupimeve kombetare partizane dhe grupeve te rezistences me Aleatet. Sepse Aleatet i kane shfrytezuar njesite partizane rralle si pjese operative te drejtimit te luftes.
Rezistenca, ne vende te vecanta, ka pas perfshire refuzimin simbolik dhe forma te ndryshme te protestave, aktivitete ilegale dhe luften e armatosur te organizatave partizane me atentate dhe sulme sabotative kunder personave dhe institucioneve te forcave pushtuese.
Historiografia?
"30 artikujt e librit ofrojne nje veshtrim mbi gjendjen e studimeve. Me ndihmen e udhezuesve per literaturen dhe arkivat e perdorur mundesohet edhe vazhdimi i punes mbi temen e "Rezistences ne Evrope". Kjo nuk mund te arrihet gjithnje ne baze te studimeve ne vende te vecanta, nganjehere tema mund te pershkruhet vetem ne forme skicash, sepse studime te detajuara nuk ekzistojne. Kjo vlen vecanerisht per situaten ne te cilen ndodhet historiografia ne vendet e ish-"bllokut lindor", Evropes Lindore dhe Juglindore, ku shkrimi i historise eshte vendosur ne standarde shkencore pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik me 1990.
Ne pjesen e librit qe ben fjale per "Rezistencen ne Evrope dhe ne Evropen Juglindore", ndodhet edhe artikulli "Shqiperia: Rezistenca kunder pushtimit italian dhe pushtimit gjerman", i shkruar nga Peter Bartl. Prej tij, ne do te shkepusim disa momente.
Shqiperia-pas pushtimit italian
"Kur filloi Lufta e Dyte Boterore, Shqiperia nuk ishte me shtet i mevetesishem. Me 7 prill 1939, zbarkuan trupat italiane zbarkuan dhe pushtuan vendin. Ushtria e vogel shqiptare e shkolluar dhe kontrolluar nga oficeret italiane, nuk ushtroi rezistence. Ne Durres, oficeri i xhandarmerise Abaz Kupi u perpoq me disa xhandare dhe banore te qytetit te mbante bllokuar dy divizionet italiane, gje qe ia arriti per pak kohe, duke i mundesuar Mbretit Zog qe sundonte qe prej 1928-es, te arratisej per ne Greqi," shkruan Bartl duke cituar ne kete pjese Julian Amery me "Sons of the Eagle".
Me 16 prill, Shqiperia u fut ne "personalunion" me Mbreterine e Italise. Me perjashtim te SHBA-ve, vendet e tjera e pranuan agresionin italian kunder Shqiperise, pa kundershtuar. Vendimtare per qendrimin e metejshem te fuqive perendimore, pas vjeshtes te 1939-es, ishte se donin te mos perzienin Italine, qe kishte qene deri ne ate kohe neutrale, ne luften qe nderkohe kishte filluar.
Fakti qe me perjashtim te Kupit, nuk u krye ndonje rezistence serioze, nuk do te thote se italianet ishin te mirepritur ne Shqiperi. U zhvilluan demonstrata para ambasadave te huaja, ku u protestua kunder invazionit italian, shkruan Bartl duke cituar nga dizertacioni i Bernhard Kühmel-it, "Gjermania dhe Shqiperia 1943-1944". "Menjehere pasuan aksione te tjera te rezistences pasive: Nxenesit refuzonin te benin pershendetjen romane, fotografite e Musolinit dhe Mbretit italian Viktor Emanuel, griseshin dhe hidheshin pertoke," shkruan Bartl duke cituar Bernd J. Fischer me "Albania at ear, 1939-1945". Me 28 nentor 1939, nxenesit demonstruan ne Shkoder dhe Korce. Ne qytete u shperndane fletushka anti-italiane. Ketu citohet Hubert Neueirth me "Qendrese dhe bashkepunim ne Shqiperi, 1939-1944".
Ne menyre te vecuar pasuan sulme mbi ushtaret italiane dhe akte te vogla sabotazhi. Ne vitin 1940, rezistenca u rrit, kryesisht ne zonen kufitare Jugosllavi-Shqiperi. Aty operonin grupime idhtare te Zogut, si Ibrahim Kupi, Cen Elezi dhe Murat Kaloshi. Ketyre iu bashkuan kundershtaret e Zogut qe kishin qene arratisur ne Jugosllavi, si Myslim Peza dhe Muharrem Bajraktari, te kthyer tashme ne Shqiperi. Perpjekja e tyre e perbashket ishte qe te merrnin pozicionet dhe pasurine qe kishin humbur nga Zogu ose nga italianet dhe qe te rrezonin sundimin italian qe e shihnin si pushtim. Bandat e tyre kryenin kryesisht ne zonen e Matit dhe Dibres, nje lufte te vogel kunder italianeve.
Pas perfshirjes se Italise ne lufte, sherbimi sekret britanik u perpoq te nxiste rezistencen ne Shqiperi. "Seksioni D", qe u quajt me vone ne S.O.E (Special Operations Executive), pati treguar qe ne maj 1945 interes ndaj Shqiperise, e cila i dukej nje vend ideal per organizimin e nje lufte guerile. (Burimi: Bickham Seeet Escott: Baker Street Irregular).
Me pergatitjen e rezistences u ngarkua Dayrell Oakley Hill, i cili ishte marre dikur me shkollimin e xhandarmerise se Zogut. Ai u dergua me 1940 ne Zyren e S.O.E. ne Beograd dhe u vendos ne kontakt me shoket shqiptare, kryesisht me Gani dhe Said Bej Kryeziun. Abaz Kupi u thirr te vinte nga Stambolli ne Beograd dhe ne plane u perfshi edhe Mustafa Gjinishi, i cili shihej si komunist.
Permendore e rezistences ne Tirane
Me 7 prill 1941, Oakley - Hill, vellezerit Kryeziu dhe Abaz Kupi te shoqeruar nga 300 burra kaluan kufirin jugosllav me Shqiperine, per te nxitur atje rezistencen. Ky aksion i papergatitur mire, deshtoi sepse familjet katolike te malesise nuk dhane mbeshtetjen e tyre (Dayrell R. Oakley Hill: An Englischman in Albania), dhe sepse momenti ishte shume i papershtatshem, sepse me marrshimin ne Ballkan te fuqive te Aksit, lufta mberriti perfundimisht edhe ne Evropen Juglindore.
Bashke me italianet kunder Greqise
Me pare, me 29 tetor 1940, Italia sulmoi Greqine nga Shqiperia, sulm qe perfundoi me humbje. Shqiptaret moren pjese ne sulmin kunder Greqise me nje trupe te rregullt me 20 mije burra dhe me nje trupe vullnetare. Kontributi i tyre vleresohet ne menyra te ndryshme. Sipas nje raporti gjerman te 7 dhjetorit 1940, "ushtaret shqiptare kaluan ne numer te madh te greket". Edhe autoret shqiptare flasin per dezertime dhe qe dezertoret shqiptare iu bashkuan ushtrise greke per te luftuar kunder italianeve. Kurse Guvernatori i Mbretit ne Shqiperi, Francesco Jacomoni, flet "per legjende te tradhtise shqiptare", sepse sipas tij, asnje ushtar shqiptar nuk shkoi tek armiku". (Francesco Jacomoni di San Savino: La politika dell`Italia in Abania...).
Humbja e madhe ushtarake e detyroi Musolinin te kerkonte ndihme tek aleatet gjermane. Me 6 prill 1941, trupat e aksit sulmuan si Greqine, ashtu edhe Jugosllavine. Rezistenca ne te dy vendet u shperbe menjehere. Me 17 prill, kapitulloi ushtria jugosllave, me 24, ushtria greke.
"Shqiperia e madhe"
Ne ndarjen e re territoriale qe pasoi, u vendosen nen administrimin italian territoret e banuara nga shqiptaret ne Jugosllavi, pjesa me e madhe e Kosoves, Maqedonise Perendimore dhe pjesa e banuar nga shqiptaret ne Mal te Zi. Kur italianet bashkuan me 12 gusht 1941 territoret e pushtuara me Shqiperine, u krijua nje Shqiperi e Madhe, e enderruar dikur nga patriotet shqiptare. Keshtu, Shqiperia permblidhte 42.469 km katrore me 1.756.000 banore. Kjo Shqiperi e Madhe ishte pjese perberese e perandorise italiane me shtetesi te kufizuar. Meqenese fushata kunder Greqise tregoi dobesite e italianeve, filloi forcimi i rezistences ne Shqiperi. Pas nje atentati te pasuksesshem mbi Mbretin Viktor Emanuel ne Tirane, ne maj 1941, u kontrolluan 1130 shtepi, u moren ne pyetje 21131 persona dhe u internuan ne kampet italiane 5279 persona. (Historia e Shqiperise- Tirane 1965). Italianet filluan te humbasin kontrollin mbi vend, me perjashtim te qyteteve medha dhe rrugeve kryesore. Me e rende situata u be me krijimin nga komunistet e nje grupi tjeter rezistence, i cili do te merrte shpejt drejtimin.
Shqiperia ishte i vetmi vend i Ballkanit, pa Parti Komuniste
Me 1928, u krijua ne Moske nje Parti e vogel shqiptare Komuniste ne ekzil. Ne te njejtin vit, Kominterni dergoi ne atdhe disa shqiptare qe jetonin ne ekzil per te ngritur nje qeli komuniste. (Nicholas Pano: The People' s Republic of Albania. Baltimore 1968). Kjo njesi ishte e percare per ceshtje ideologjike dhe organizative. Komunistet shqiptare u bashkuan vetem pas sulmit gjerman mbi Bashkimin Sovjetik, me 22 qershor 1941 dhe me iniciativen jugosllave. Me 4 nentor 1942, u takuan ne Tirane 20 delegate nga tre grupime komuniste dhe krijuan me 8 nentor, Partine Komuniste te Shqiperise. I diskutueshem eshte roli, qe kane luajtur komunistet jugosllave ne krijim e partise. Ne fund te fundit, midis te dy partive, filloi bashkepunimi. Kjo tregohet ne marrjen e yllit te kuq si shenje e partizaneve, e pershendetjes partizane jugosllave "Slloboda Narodu- Vdekje fashizmit Liri popullit), por edhe e taktikes se frontit popullor, taktike e ndjekur nga komunistet pak me vone.
Detyra kryesore e partise ishte lufta "per pavaresine kombetare te popullit shqiptar dhe per nje qeveri demokratike ne nje Shqiperi pa fashizem". (Historia e Partise se Punes se Shqiperise, Tirana 1971). Per kete duhet te krijoheshin grupimet e armatosura. Ata i perqendruan perpjekjet e tyre ne Shqiperine Jugore, ne zonen rreth Korces, ku ndodhej rinia e qytetit dhe fshataret pa toke.
Megjithate, krijimi i cetave komuniste ecte shume ngadale. Mungonin armet, parate dhe njerezit me pervoje ushtarake. Levizja partizane komuniste ishte deri ne ate kohe nje ceshtje e toskeve: komunisti Mustafa Gjinishi ishte ai qe beri lidhjen me Veriun geg. Ai ishte po ashtu, ai qe i bindi per te bashkepunuar me komunistet Myslim Pezen, Haxhi Lleshin dhe Baba Faja Martaneshin. Ne vere te 1942-shit, komunistet organizuan nje konference, ne te cilen do te merrnin pjese udheheqesit e te gjitha grupeve te rezistences dhe te gjithe kundershtaret e regjimit italian. Konferenca u zhvillua ne Peze me 16 shtator. "Levizja per clirimin kombetar" u kthye ne konference ne "Frontin Nacionalclirimtar" (Reginald Hibbert: Albania' s National Liberation Struggle: The Bitter Viktory). Me tej, u nxor nje "platforme e luftes nacional-clirimtare". Kjo parashikonte: lufte per nje Shqiperi te lire, te pavarur dhe demokratike, mobilizimin e te gjitha forcave patriotike "pa dallim klase, bindjeje politike, feje dhe origjine", krijimin e "Keshillave Nacionalclirimtare", si organe te pushtetit te popullit ne zonat e cliruara, pergatitjen e nje rezistence popullore te pergjithshme, si etapen e fundit te luftes partizane dhe shperthimin e nje lufte te organizuar kunder shoqerive aksionere italiane dhe te gjithe atyre qe pasurohen ne kurriz te popullit, me ndihmen e fuqive pushtuese. Nepermjet bashkepunimit me rezistencen jokomuniste, grupet komuniste, deri ne ate kohe te parendesishme, moren kuptim tjeter. Komunistet e kuptuan se duhet te siguronin kontrollin e LNC-se. Abaz Kupi e kundershtoi kete zhvillim dhe nuk duroi te kishte ne territoret e kontrolluara prej tij as komisare politike, as keshilla nacionalclirimtare. Numri i luftetareve te rezistences u rrit shume pas Pezes.
Ne Konferencen e Pezes nuk erdhen te gjithe politikanet jokomuniste qe ishin ftuar. Ne te nuk mori pjese Mit'hat Frasheri. Ai dhe i ati, Mehdi, shihen si iniciatoret e levizjes nacionaliste te rezistences "Balli Kombetar", data e themelimit te se ciles eshte e diskutueshme. Balli Kombetar e shihte veten te njejte, si LNC-ja, si bashkim mbipartiak i patrioteve shqiptare. Balli ishte antifashist, republikan dhe ishte per kufijte etnike. Sipas programit te organizates, asnje fshatar nuk duhet te ishte pa toke, asnje punetor pa mundesi per te siguruar jetesen. Per tradhtaret, spekulantet dhe feudalet nuk do te kishte me vend. Programi i Ballit ishte shume me nacional dhe social se ai i LNC-se. (Muharrem Dezhgiu: Shqiperia ne lufte 1939-1944). Prandaj me te u bashkuan edhe grupe te vogla marksiste, si "Zjarri" dhe socialdemokratet. Nga pikepamja organizative, Balli ishte ndertuar si LNC-ja. Ai kishte nje komitet qendror me Mit'hat Frasherin ne krye dhe nje komitet rajonal, nje organizate rinore dhe dy periodika ilegale. Edhe te Balli, u ngriten njesi partizane qe luftonin kunder trupave pushtuese italiane. Ne fillim, pati bashkepunim me partizanet komuniste, si per shembull: gjate luftimeve per Tragjasin (Vlore). Balli Kombetar u kthye ne rrezik serioz per komunistet. Enver Hoxha, i cili u zgjodh sekretar i pergjithshem ne konferencen e pare kombetare ne Labinot (17-22 mars 1943), duhet te merrte parasysh situaten e re te krijuar.
Ne nje leter drejtuar komitetit te Korces, ai konstaton se duhej arritur mirekuptim me ballistet, perderisa mes tyre "ka shume elemente te drejte", qe e "duan vertete luften dhe bashkimin". Ne Mukje, ne Kruje, pati bisedime midis te dy grupeve te rezistences (1-3 gusht 1943), te cilat perfunduan me nje marreveshje. U morr vendimi per krijimin e nje "Komiteti per shpetimin e Shqiperise", i cili do te ushtronte funksionin e nje qeverie provizore. Trupat e huaja duhet te luftoheshin. Synimi ishte Shqiperia e lire, e pavarur dhe demokratike popullore, ne kufijte e saj etnike. Mbi formen shteterore do te vendosej ne zgjedhje te pergjithshme.
Ajo qe duhet thene eshte se edhe komunistet e delegacionit te LNC-se, mes tyre Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, e nenshkruan marreveshjen duke hequr ne kete menyre dore nga roli drejtues i partise se tyre. Nuk dihet nese kjo eshte bere me direktiva te partise. Ajo qe dihet eshte se vendimet e Mukjes binin ndesh me partine komuniste jugosllave. Nderkohe qe pas Mukjes, ballistet e shtuan luften e tyre kunder italianeve, komiteti qendror i Partise Komuniste e hodhi poshte marreveshjen e 8 gushtit, duke e quajtur kapitullim para ballisteve.
Britaniket
Pas fiaksos se aksionit te Oakley Hill-it, me 1941, britaniket nuk u moren me me Shqiperine. Situata ndryshoi kur Aleatet zbarkuan ne vere te 1943-it, ne Sicili. S.O.E. u perpoq te vendoste kontakt me rezistencen ne Shqiperi, per ta stimuluar. Ne fund te 1943-shit, oficeret Billy Mc Lean, David Smiley dhe Garry Duffy, u futen ilegalisht ne Shqiperi. (Burim: S. David Smiley: Albanian Assignemnt. London 1984).
Pas disa veshtiresish, ata vendosen kontakt me partizanet komuniste ne Jug te Shqiperise. Enver Hoxha perpiqej, prej mosbesimit, t`i mbante britaniket larg burimeve te informacioneve. Ky mosbesim kishte te bente me lidhjet qe oficeret britanike mbanin kontakt edhe me partizanet jokomuniste. Ne prill 1944, te partizanet komuniste ne Jug ushtronin aktivitetin 11 oficere britanike, te nacionalistet ne Veri 16 oficere britanike. Megjithe mosbesimin, udheheqja e Partise Komuniste kishte nevoje per britaniket, sepse me misionet ushtarake lidheshin edhe ndihmat. Vetem ne muajt qershor-gusht 1943, ne zonat e partizaneve u hodhen 19,5 tone arme, municione dhe pajisje ushtarake, te cilat u perdoren kryesisht per armatosjen e Brigades se 1 partizane, te trajnuar nga Mc Lean dhe Smiley. Kjo ndihme u forcua pas ofensives dimerore gjermane kunder partizaneve, me per shembull 27,5 tone arme, vetem ne prill 1944.
Kapitullimi i Italise
Nderkohe, ndodhi shperberja ushtarake e italianeve. Me 8 shtator 1943, Italia kapitulloi para aleateve. Shqiperia u pushtua nga ushtria gjermane, Eehrmacht. 90 000 italiane rane rob te gjermaneve, rreth 45 000 u shperndane neper vend. Oficeret britanike dhe udheheqesit komuniste u perpoqen te bindin italianet qe t`ia jepnin armet e tyre partizaneve. Sukses paten vetem te divizioni "Firence", prej te cilit rreth 1 500 - 2200 veta iu bashkuan LNC-se duke krijuar batalionin "Antonio Gramshi". Njesite e tjera italiane u perpoqen te arrinin bregdetin per te shkuar prej atje ne Itali. Njesi te tjera italiane nuk iu dorezuan as gjermaneve, as partizaneve, por krijuan qendrat e veta te rezistences kunder gjermaneve. Ne fund te luftes, ne Shqiperi ndodheshin rreth 20 mije ushtare italiane.
Gjermanet
Ushtria gjermane, Eehrmacht, kishte ne dispozicion pak trupa per te treguar prezence te madhe ushtarake ne Shqiperi. Prandaj pala gjermane u perpoq qe te krijonte ne Shqiperi raporte stabile politike. Me nentor 1943, Hermann Neubacher u dergua ne Shqiperi si "Agjent special i Ministrise se Jashtme gjermane per Juglindjen". Ai duhet te merrej me nxitjen e "nje iniciative per Shqiperine e pavarur" (Burimi: Hermann Neubacher: Sonderauftrag Südost 1940- 1943.) Politikanet shqiptare duhet te nxiteshin per krijimin e nje qeverie dhe per marrjen e administrimit. Qeveria duhet te ishte pro-gjermane dhe antikomuniste. Por, politikanet u treguan te rezervuar. Ne ate kohe besohej se Aleatet do te zbarkonin shpejt ne Ballkan dhe politikanet nuk donin te komprometoheshin. Perpjekjet gjermane paten sukses ne "territoret e reja shqiptare", qe do te thote ne territoret e bashkuara pas 1941-shit. Me iniciativen e kosovareve, Bedri Pejani dhe Xhafer Deva, si dhe elbasanasit Ibrahim Bicaku, u krijua me 13 shtator 1943, nje komitet kombetar, i cili duhet te krijonte nje qeveri provizore te drejtuar nga Bicaku. Ky komitet kombetar u mblodh me 16 tetor 1943, vendosi ne fuqi Kushtetuten e 1928-tes, emeroi nje Regjence dhe zgjodhi nje qeveri, ne krye te se ciles u vendos kosovari Rexhep Mitrivoca. Shqiperia u shpall e pavarur dhe neutrale. Pavaresia shqiptare u pa nga Gjermania si "sovranitet relativ". Por, Aleateve nuk e beri pershtypje deklarata e pavaresise dhe e neutralitetit e Shqiperise dhe vazhduan te perkrahnin kundershtaret e qeverise, nese keta luftonin kunder gjermaneve.
Lufta civile shqiptare
Lufta kunder trupave pushtuese, u kthye ne fund te vitit 1943, ne lufte civile shqiptare. Grupet jokomuniste rane mes dy fronteve, organizimin kunder gjermaneve dhe pjeserisht, edhe kunder LNC-se. Kjo preku kryesisht Ballin Kombetar, likuidimin e te cilit Enver Hoxha e pati njoftuar qe ne tetor 1943-shit. Keshtu, LNC-ja ofroi mundesine e luftimit e vetme kunder trupave pushtuese. Dhe, me kete, pati sukses. Ne te njejtin raport, sa u rrit ndihma e Aleateve per LNC-ne, aq u zvogelua per grupet nacionaliste. Por, britaniket nuk ishin te gatshem te hiqnin dore nga rezistenca jokomuniste. Ata u perpoqen te nxisnin luften e tyre kunder gjermaneve dhe t'i jepnin arsye komunisteve qe te hiqnin dore nga luftimi i nacionalisteve. Per kete duhet te ndihmonte Davies, i cili shkoi ne mes te tetorit ne Shqiperi. Ai kercenoi se nese lufta civile vazhdon, atehere ndihmat e Aleateve do te nderpriten. Hoxha e pa kete si perzierje ne punet e brendshme te Shqiperise.
Megjithate antipatine e oficereve britanike ndaj komunisteve, ata nuk mund te mos shihnin se LNC-ja ishte organizata e vetme qe luftoi me konsekuence kunder gjermaneve. Prandaj, ajo duhet te ndihmohej sa me shume. (Burimi: Hibbert, Albania's National Liberation Struggle). Gjate "ofensives se dimrit" te gjermaneve, nentor 1943-shkurt 1944, partizanet pesuan humbje te medha. Ne mars 1944, qeveria kontrollonte te gjitha prefekturat shqiptare, me perjashtim te Gjirokastres. Por, LNC-ja filloi te riorganizohej dhe kaloi ne prill ne ofensive. Ne maj 1944, S.O.E. e vleresonte trupen partizane qe e cilesonte veten "Ushtria Nacionalclirimtare", me rreth 20 mije vete. Deri ne tetor 1944, sipas te dhenave shqiptare, ajo arriti ne 70 mije vete, prej te cileve 90 per qind ishin fshatare, 80 per qind te rinj dhe nente per qind femra.
Lufta vazhdoi ne Shqiperi deri ne fund te nentorit, por qe ne vere 1944 u pa se ajo do te perfundonte me marrjen e pushtetit nga komunistet.
Me 2 tetor 1944, trupat gjermane moren urdhrin per t'u terhequr nga Shqiperia. Partizanet moren pas tyre pushtetin ne qytetet me te medha. Ne Tirane lufta vazhdoi nga 19 tetori deri me 17 nentor. Aty u zhvillua konfrontimi me pasoja me te renda midis trupave pushtuese dhe partizaneve te zhvilluar ne token shqiptare. 2 000 ushtare gjermane dhe 127 partizane humben jeten. Trupat gjermane u larguan nga qyteti i fundit shqiptar, Shkodra, me 29 nentor. Lufta ne Shqiperi mori fund, por rezistenca jo. Ajo nuk drejtohej me kunder trupave pushtuese, por kunder udheheqjes se re komuniste, e cila e kishte te veshtire te depertonte ne malesine e Veriut te Shqiperise.