Tiranë- Leka Zogu I, ndërron jetë në moshën 72 vjeçare
Tiranë- Pretendenti i fronit mbreteror shqiptar, Leka Zogu I ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare, si pasojë e problemeve me zemrën dhe mushkëritë. Leka Zogu I ka ndërruar jetë në spitalin Neorokirurgjik në “Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë”, ku dhe ka qënë i shtruar që nga data 17 nëntor.
Pak ditë më parë, zyra e shtypit e Familjes Mbreterore deklaroi se gjendja e Lekës së I ishte përmisuar, por vazhdonte të mbetej kritike. Sipas mjekut që ka asistuar në mënyrë të vazhdueshme Leka Zogun I, Mentor Petrela, mbreti vuante nga disa demtime të organëve jetësore, që për shkak të moshës i ishte demtuar funskionimi i tyre. Sipas mjekut prej vitesh ai vuante nga anoreksia e theksuar dhe nga probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Kush ishte Leka Zogu I?
Pretendeti për fronin mbreteror Leka Zogu I u lind me 5 pril 1939, në Pallatin Mbretëror, Tiranë, është djali i vetëm i Mbretit Zogu I dhe Mbretereshës Geraldina.
Edukimi
Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik Victori Collegie të Aleksandrisë dhe më pas në British Boys School, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm Vilare Ailange Kolegie të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën Matriculation of Oxford në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sundhurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në Universite De Sorbone të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.
Titulli
Më 5 prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare. Kurorezimi i Princit Leka I Më 15 Prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin Bristol të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si Mbret i Shqiptarëve. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.
Aktiviteti
Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhetarëve në mbarë Europën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimit (1961-1966). Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare VATRA, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.
Shkrime të tjera me interes: