HP rifreskon Pavilion
Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 12:00
HP gjatë ditës së sotme ka paraqitur një linjë të rifreskuar të laptopëve nga linja Pavilion dv dhe në mes tjerash konsumatorët do të gjejnë dizajne dhe veçori të reja.
Ndryshimet më të mëdha i kanë pësuar modelet Pavilion dv6 dhe dv7.
Dizajni i ri është pjesë e programit të brendshëm të HP, MUSE që përshkruhet si një filozofi dizajni që përfshinë “materiale, shfrytëzueshmëri, paraqitje atraktive dhe përvojë ultimative”. (pcworld.al)