E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosellini, kryetare e jurisë së Berlinale’s

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 10:01

Kryetare e jurisë së Festivalit të Filmit në Berlin, Berlinale, është emëruar Isabella Rossellini.

Isabella Rossellini, përndryshe vajza e aktores Ingrid Bergman dhe regjisorit Roberto Rosselini, u lind në qershor 1952, në Romë.

Ndër rolet e saj më të njohura sigurisht që është ai në filmin e regjisorit të njohur David Lynch, ‘The Blue Velvet’, në të cilin edhe e këndon singlën kryesore.

Isabella Rosselini në këtë film luan rolin e këngëtares së një klubi nate, e cila mban një marrëdhënie sado-mazohiste me një psikopat, rolin e të cilit e luan aktori tashmë i ndjerë, Dennis Hopper.

Në dy vitet e fundit Isabella Rossellini është shfaqur edhe si regjisore dhe producente e sukesshme. Ajo ka xhiruar një sërë filmash të shkurtët, të titulluar ‘Green Porno’, që merren me seksualitetin e insekteve, dhe këtë ide origjinale pastaj e ka përdorur për serinë ‘Seduce Me’. Në këta filma pjesërisht multiplikativë Rosellini luan rolin kryesor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›