HRW: Emiratet Arabe të rikthejnë vendimin kundër OJQ-së

“Human Rights Watch” ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpërbërë një grup të shoqërisë civile pasi ka arrestuar tre aktivistë të saj.
Grupi për të drejtat e njeriut i ka kërkuar Emirateve Arabe që të rikthejë këtë vendim që sipas organizatës ishte sulm ndaj mospajtimit paqësor.
Grupimi i juristëve ishte një nga tre organizatat jo qeveritare që ju bashkuan qindra qytetarëve në nënshkrimin e peticionit që kërkon më shumë hapësirë në qeveri dhe fuqinë legjislative ne parlamentin e vendit, Këshillin Kombëtar Federal.