Libi, 25 të vdekur në Misurata

Ka shkuar në 25 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur bilanci provizor i luftimeve në qytetin libian të Misurata, i kthyer në duart e kryengritësve pas tërheqjes së ushtrisë së Muammar Gheddafi.
Burimet mjekësore i referohen shumë viktimave që kanë humbur jetën për shkak të minave të lëshuara nga ushtria e kolonelit.
Sipas mjekëve, në qytet mungojnë “ilaçe, instrumente kirurgjikale dhe personeli sanitar” gjë që ka çuar në rritjen e numrit të viktimave.