E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakron familjen, babai në kërkim ndërkombëtar

Kërkohet në të gjithë botën Xavier Rosin, personi që dyshohet për vrasjen në Nante të Francës, të gruas dhe katër fëmijëve të tij.
Mandat-kërkimi për të është shtrirë edhe jashtë vendit.Kufomat e familjarëve të tij janë gjetur në kopshtin e shtëpisë së Rosin. Gruaja dhe katër fëmijët janë qëlluar në gjumë me pushkë.

Policia është duke ndjekur gjurmët të cilat e kanë çuar në një hotel të Avignon, ku sipas dëshmive, ai kishte darkuar i qetë dhe ishte sjellë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›