E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani i mohon akuzat e Obamës

Ministria e jashtme e Iranit i ka mohuar sot akuzat e presidentit amerikan Barak Obama se Damasku ka kërkuar ndihmën e Teheranit për t`i shtypur protestuesit në Siri.

"Ne i hedhim poshtë këtë deklarata. Politika jonë e jashtme është shumë e qartë, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të një shteti tjetër", citohet të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë, Rahmin Mehmanparast.

Duke folur për shtypjen e përgjakshme të protestave të djeshme në Siri, Obama tha se presidenti sirian Bashar Asad po e "kërkon ndihmën e Iranit për t`i shtypur qytetarët e vet përmes taktikave të njëjta brutale që janë përdorur nga aleati i tij, Irani".

Siria ka qenë aleati kryesor i Iranit në botën arabe që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›