E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Forcat e Sirisë kanë zhvendosur të plagosurit nga spitali

Grupi për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka deklaruar se forcat e sigurisë së Sirisë kanë zhvendosur me forcë 18 të plagosur nga një spital në qytetin Homs, gjatë një bastisjeje në qytet, këtë javë.

Në raportin e publikuar, HRW ka cituar dëshmitarë dhe mjekë.

Qyteti Homs ishte qendër e protestave kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Aktivistët thonë se të paktën 20 persona ijanë vrarë gjatë ndërhyrjes ditën e mërkurë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 2200 persona janë vrarë në goditjen e forcave të sigurisë kundër protestuesve, prej muajit mars, kur filluan demonstratat kundër regjimit të Asadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›