E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet takimi Kameron-Putin pas 4 vjetësh "ngrirje"

Prej katër vitesh diplomatët britanik nuk flasin me kryeminsitrin rus Vladimir Putin. Fakti bëhet i ditur, pas lajmit se kryeminsitri britanik David Kameron do të përgatisë vizitën e tij të parë në Rusi. Kameron pritet të takojë homologune tij Putin javën që vjen, por asgjë formale nuk është konfirmuar ende. Marrëdhëniet me dy shteteve u tendosën pas vrasjes së ish oficerit rus të sigurimit Aleksandër Litvinenko në vitin 2006 në Londër.
Litvinenko një kritik i njohur i Kremlinit u helmua për vdekje, ndërsa kjo bëri që Britania dhe Rusia të dëbonin diplomatët e njëri tjetrit. Shteti ishullor po kërkon ekstradimin e të dyshuarit kryesor, një oficer i i KGB, por Rusia ka deklaruar se nuk ka asnjë provë të mjaftueshme për kryer këtë transferim.
Ish kryemistri i britanik Gordon Brown takoi presidentin rus Dimitri Medvedev në disa konferenca ndërkombëtare, ndërkohë që edhe Kameron është takuar me presidentin Medvedev, por asnjë kontakt nuk ka patur Vladimir Putin prej katër vitesh. Mendohet se kontakti i fundit ballë për ballë me Putin ka qënë ai i Tony Blair në samitin e G 8 në vitin 2007, ndërsa vizita e fundit që një kryeministër britanik i ka bërë Putin, ka qënë sërish ajo e Blar, në 2006. Është rrallë që dy shefat e dy qeverive të rëndësishme në botë të mund të shmangin një takim të tillë. Por çështja Litvishenko, bëri që Britania të hidhte dyshime mbi këtë vrasje dhe lidhjen qe mund të kishte ajo me pushtetin e Putinit, kjo edhe pas disa vrasjeve misterioze në kohën kur Putin drejtonte qeverinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›