Japoni, ndihen ende pasojat e tërmetit dhe tsunamit

Pak para se Japonia të përkujtojë 6 mujorin e tsunamit katastrofik të 11 marsit, duket se japonezët vuajnë pasojat e tij. Duke punuar në pajisje të cilat harxhojnë pak energji, vendi që njihet për xhiron e tij duket se nuk ka të njëjtin ndriçim. Ky është realiti me të cilin po përballet Japonia sot.
Prodhimi i energjisë është ulur në 7 përqind, ndërsa në Tokion energjia elektrike ka rënë me 20 përqind. Për të shmangur ndonjë blackout, qeveria i ka bërër thirrje kompanive të mëdha që të përdorin 15 përqind energji elektrike më pak. Pothuaj të gjitha kompanitë kanë ndjekur udhëzimet, por kjo nuk është e mjaftueshme për të gjithë. Megjitatë pas 6 muajsh, dëmet në tre prefekturat më të dëmtuara mbeten ende prezente, duke lënë rreth 5.6 milion persona të pastrehë.
Ndërkohë që një tjetër nismë është ndërmarrë për të stërvitur personat në rast përsëritje të një tërmeti dhe tsunami. Në një park në Tokio ku ngjarjet janë jo reale por të njëjta me ato që ndodhën në 11 mars. Parku nisi ndërtimin një vit më parë pikërisht me këtë qëllim, por duket se tërmeti në Japoni u tregua me e shpejtë se qeveria e këtij vendi. Shkencëtarët bëjnë me dije se ekziston rreth 70 përqind mundësi që një tërmet me magnitudë 7 ballë mund të godasë Tokion brenda 30 vitesh.