E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj imigrantëve

Grupi i të drejtave të njeriut thotë në një raport të ri se imigrantët në Greqi, përfshi fëmijët që arrijnë pa prindër, kapen dhe çohen në burg dhe shpesh detyrohen të kalojnë kufirin për në Turqi.

Raporti thotë se policia krijon pengesa për imigrantët që aplikojnë për azil dhe refuzon kërkesat e kërkuesve të azilit për seanca të drejta dëgjimore. Human Rights Watch thotë se intervistoi kërkues azili në veri të Greqisë të cilët thanë se ishin mbajtur në kushte të renduara sanitare dhe të mbipopulluara me ushqime të pakta dhe se ishin abuzuar nga rojet.

Zyrtarët grekë kanë thënë se janë pushtuar nga imigrantët, shumica nga Afrika, Afganistani dhe Iraku. Zyrtarët gjithashtu thonë se janë ndihmuar pak ose aspak nga Bashkimi Evropian apo Turqia.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›