Siri, 10 të vrarë dhe qindra të arrestuar në qytetin Dera

Një zëdhënës i ushtrisë siriane ka deklaruar se forcat e sigurisë kanë vrarë 10 persona ndërsa ka arrestuar 499 të tjerë gjatë bastisjeve shtëpi më shtëpi, në qytetin Dera.
Banorët kanë thënë se meshkujt e moshës prej 15 e deri në 40 vjeç, janë arrestuar dhe dërguar në qendrat e burgimit.
Javën e fundit, ushtria në Siri ka përdorur tanket për të marrë kontrollin në Dera, qytet që është qendër e protestave kundër pushtetit represiv të presidentit, Bashar al-Asad.
Raportohet se arrestime ka pasur edhe në qytetet lindore, Qamishli, Raqa dhe në lagjet e Damaskut.
Sirianët po vazhdojnë të protestojnë, pavarësisht arrestimeve dhe shkeljes së dhunshme të forcave të sigurisë, nga të cilat janë vrarë të paktën 560 civilë.