E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW akuzon Izraelin për krimet në Rripin e Gazës

"Izraeli nuk ka treguar se do të ndërmarrë një hetim të thellë dhe të drejtë përsa i përket thënieve sipas të cilave këto forca kishin thyer ligjet e luftës gjatë operacionit ‘Plumbi i rëndë’'', konfirmoi ne një komunikatë OJQ-ja me bazë në Nju Jork.  HRW theksoi se kishte takuar më 4 shkurt juristët e ushtrisë izraelite, por që këta të fundit nuk ishin të bindur se hetimet e brendshme nga Tsahal ishin të drejta dhe të thella dhe me hetimet përsa i përket drejtuesve politikë dhe ushtarakë vendimet e të cilëve kanë shkaktuar vdekjen e shumë civilëve palestinezë duke shkelur ligjet e luftës.      "Është shumë e rëndësishme të ndërmerret një hetim i pavarur për të kuptuar pse janë vrarë kaq shumë civilë dhe për të ndjekur penalisht përgjegjësit e sulmeve të paligjshme'', deklaroi një zyrtar i HRW, Joe Stork.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›