E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër barazim për Zakeronin, Livorno-Juventus 1-1

As Alberto Zakeroni duket se nuk i bën ”derman” “Zonjës”. Bardhezinjtë nuk shkuan më tepër se një barazim 1-1 mbrëmë në fushën e Livornos. Megjithatë, rezultati për skuadrën që ndodhet në vend të gjashtë duket i kënaqshëm, sepse nga mënyra se si rrodhën ngjarjet, mund të kishte dalë pa pikë nga “Armando Piki”.Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 25-të me anë të Filipinit, i cili mposhti Groson e Felipe Melon dhe me një gjuajtje me kokë, dërgoi topin në rrjetë. Barazimi për Juven erdhi në fundin e pjesës së parë, kur mbrojtësi Legrotalje mposhti portierin vendas me kokë pas harkimit nga një goditje dënimi. Shtatë minutat e fundit bardhezinjtë i luajtën me njëlojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Felipe Melos.Livorno 1 – 1 Juventus, (Filipini 25’ / Legrotalje 42’)Livorno (3-5-2): Rubinho 6; Perticone 6, Knezevic 6.5, Diniz 5.5; Raimondi 6 (60' Marchini 5.5), Pulzetti 6 (81' Moro), Mozart 6, Filippini 7, Vitale 6.5; Lucarelli 6, Bellucci 6 (86' Di Gennaro). (De Lucia, Bergvold, Bernardini Danilevicius). Trajner: CosmiJuventus (3-4-1-2): Buffon 6, Cannavaro 5 (51’ Zebina 6), Legrottaglie 6.5, Chiellini 6; Caceres 6, Candreva 6, Felipe Melo 5, Grosso 4.5 (75' De Ceglie); Diego 5.5; Amauri 4.5, Del Piero 4.5 (83' Giandonato). (Manninger, Marrone, Giovinco, Paolucci). Trajner: ZaccheroniGjyqtar: BrighiKartonë të verdhë: Cannavaro (J), Mozart, Perticone, Lucarelli (L)Karton i kuq: Felipe Melo (83’)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›