E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW në Jemen: Ndaloni martesën e të miturve

Organizata prestigjioze për të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar nga Jemeni, që të ndalojë martesën e të miturve.

Human Rights Watch, ka kërkuar  që Jemeni të caktojë moshën 18- vjeçare si minimumin e moshës për martesë, pasi do të ndikonte në përmirësimin e kushteve dhe në mbrojtje të të drejtave njerëzore.

Sipas kësaj organizate, dukuria e martesës së fëmijëve në shtetin më të varfër afrikan, rrezikon shëndetin e vajzave.

Nëpërmjet një raporti, Human Right Watch bën të ditur se të dhënat e qeverisë së Jemenit dhe të OKB-së, tregojnë se në disa zona rurale, i martojnë edhe vajzat e moshës 8- vjeçare.

Disa të dhëna tregojnë se shumë vajza, janë të detyruara ti nënshtrohen përdhunimit martesor dhe abuzimit në familje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›