Yahoo fiton gjyqin por nuk merr asnjë kacidhe
Një gjykatë në SHBA ka dhënë një vendin në favor të Yahoo-s. Dëmshpërblimi për përdorimin e emrit të kompanisë nga disa persona, të cilët mashtronin njerëzit mbi një llotari e cila në të vërtet nuk ekzistonte.
Rreth 12 milion emaile u janë dërguar personave të ndryshuam ku njoftohen se kanë fituar një llotari të organizuar nga Yahoo dhe për të marrë paratë duhet të dërgojnë numrat e llogarive bankare.
Si përfundim fituesve që kanë dërguar numrat e llogarisë u janë grabitu shumat që kishin në to. Gjykata amerikane dha vendimin se Yahoo për këtë duhet të dëmshpërblehet me 610 milion dollarë. Yahoo hodhi në gjyq disa kompani dhe persona nga Tajlanda dhe Nigeri për organizimin e llotarive mashtruese ku përdorej emri i kompanisë amerikane.
Pavarësisht se çështjen e fitoi Yahoo asgjë nuk është mbledhur nga organizatorët e llotarisë së rreme. Të pandehurit nuk janë paraqitur në gjyq dhe nuk kanë bashkëpunuar me të.