Grupi 1, Danimarka ne krye, Shqiperia e katerta

Danimarka mban kreun e grupit te pare te fazes eleminatore te kampionatit boteror “Afrika e Jugut 2010”. Me 7 pike perfaqesuesja daneze eshte serish ne krye edhe pse ka nje ndeshje me pak.
Vendin e dyte te grupit tone e mban Hungaria e cila eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve pas fitores se sotme me Malten 0-1.
Ne vend te trete eshte Portugalia e cila pas barazimit 0-0 me perfaqesuesen tone, eshte ngjitur ne kuoten e 5 pikeve.
Me te njejtin numer pikesh, por me golavarazh me te dobet, ne vend te katert ndodhet kombetarja jone e cila ka lene kren e tabeles qe mbante deri nje jave me pare, pas humbjes me Hungarine dhe barazimit te sotem.
Suedia mban vendin e 5-te te grupit me 5 pike, por me nje ndeshje me pak, ndersa ne fund te tabeles eshte Malta me 0 pike.