E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton rikthehet ne ankthin Shangai

12 muaj me pare ne Shangai, piloti i McLaren doli nga pista duke hedhur ne ere endrren per boterorin.

Lewis Hamilton rikthehet ne pisten ku nje vit me pare humbi mundesine e arte per t’u shpallur kampion bote. 12 muaj me pare ne Shangai, piloti i McLaren doli nga pista duke hedhur ne ere endrren per boterorin.

“Me ka rastisur ta rishikoj videon ne internet ose te shikoj ndonje imazh te makines jashte piste. Kam menduar se ishte mungese fati dhe nje gje e tille nuk duhej te ndodhte. Ishte nje gabim i madh qe me sherbeu si mesim”, rrefehet piloti britanik. Me tej, ai i rikthehet ketij sezoni, duke u treguar i bindur se kete vit gjithcka eshte ndryshe. “Situata te tilla me kane mesuar shume dhe tani mendoj se jam me i forte”, shprehet lideri i klasifikimit.

Hamilton ka theksuar gjithashtu se per te nuk do te kete asnje ndryshim nese garon ne piste te lagur apo te thate, por shton se ndryshimi i motit brenda nje gare do te vinte ne rrezik ecurine. “Nuk e shikoj Shangain si nje piste shume teknike. Disa kthesa kerkojne vemendje te madhe, ndersa te tjera agresivitet”, perfundoi piloti britanik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›