E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackerat “Ismalic Ghosts Team” sulmojnë faqen e Avokatit të Popullit

TIRANE - Faqja zyrtare e Avokatit të Popullit është e paaksesueshme prej mëngjesit të sotëm, pasi është sulmuar nga hackerat. Një grup hackerash, të identifikuar me emrin “Ismalic Ghosts Team”, kanë errësuar faqen e Avokatit të Popullit, dhe kanë lënë një mesazh në gjuhën angleze.

Nëse klikoni në faqen, www.avokatipopullit.gov.al do t’iu shfaqet një sfond i zi dhe mbishkrimi “Ismalic Ghosts Team, To be,or not to be ( të jesh, apo të mos jesh).

Institucioni i Avokatit të Popullit bëri të ditur se do t’i drejtohet Prokurorisë me një kërkesë për të nisur hetimet mbi rastin.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›