E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackerët e Kosovës: Flamuri kuq e zi edhe mbi faqen e 'SPS'-it

(E plotësuar) Sulmohet faqja Zyrtare e Partisë Socialiste të Serbisë "SPS" në të Mitrovicës së Sremit,në Serbi.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 9:26 te mbrëmjes është sulmuar uebfaqja Zyrtare e Partisë Socialiste të Serbisë ‘SPS’ www.sps-sremskamitrovica.rs”, thuhet në një kumtesë të ashtuquajturit, Kosova Network Security (KNS).

Ky grup hakerësh merr përgjegjësinë për sulmin mbi këtë faqe zyrtare të SPS-it.

“Ju njoftojmë se sot më datën 11.03.2012 grupi jonë AHZ-CREW ka marr edhe një aksion për thyerjen e sajtit www.pdpbl.org Faqja zyrtare e Komitetit të qytetit të Partisë së Përparimit Demokratik - PPDBanja Luka”, thuhet në një komunikatë tjetër të ashtuquajturve Albanian Hackers Zone.

“Në këtë faqe është vendosur flamuri kombëtar kuq e zi me këngë patriotike dhe me një mesazh në gjuhen shqipe, ju lus që ta publikoni këtë artikull faleminderit”, thuhet më tej në këtë komunikatë.

Ndërsa grupi i hakerëve, Kosova Hackers Crew, njoftonë se "sot me datën 11 Mars 2012 nga ne është hakuar njërin nga Sajtet e Kishes Ortodoske-Serbe | http://www.spc-pans.com/" Ky ishte një sajt i një Kishe - Ortodokse –Serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›