Shpeton shtatzena nga Dibra me helikopter ne Tirane

Shpeton shtatzena nga Dibra e cila per shkak te gjendjes se saj te renduar shendetesore eshte sjelle ne Maternitetin e Ri te Tiranes. Meleqe Demiri vetem 22 vjec nga fshati Melesh i Komunes Zalldardha e Dibres ka rrezikuar te deshtoje per te katerten here beben e saj kesaj radhe per shkak te veshtiresive te krijuara nga trashesia e bores qe ka izoluar te gjithe fshatin. Qendra shendetesore me e afert me shtepine e 22-vjecares ishte ne nje tjeter fshat dhe infermieres Liri Kasa iu deshen 14 ore duke ecur ne kembe ne mes te acarit per te vizituar shtatezenen. Me pas ajo lajmeroi Spitalin e Peshkopise dhe drejtuesit e tij i kerkuan Minsitrise se Shendetesise te niste helikopterin i cili mberriti ne oret e para te se enjtes ne kryeqytet. Nga fshati qe jam ne patronazh e kam shume larg dhe kemi dale tre vete dhe mezi kemi arritur. Kur vajtem atje gruaja po perpiqej me shpirt. I bera ndihmen e shpejte ajo ishte prape me hemoragji dhe regjim shtrati te ftohte dhe pa ngrene dhe pa pire. Jemi te izoluar per ushqime dhe gjithcka dhe na kane mbaruar te gjitha 8211 thote infermierja e Komunen Zalldardh. Ndersa mjeku Fedor Kallejxhi thote se shtatzena do te qendroje ne maternitetin Koco Glozheni deri sa ata te sigurohen se e reja dhe foshnja nuk kane asnje probleme.