E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hadrianopolis, arkeologët rinisin gërmimet

Ka nisur nga puna misioni i katërt i kërkimeve arkeologjike në qytetin antik të Hadrianopolis dhe në Luginën e Drinos të rrethit të Gjirokastrës, punime që kryhen prej ekipit të Universitetit të Macerates-Itali të drejtuar nga prof. Roberto Perna dhe Institutit Arkeologjik shqiptar drejtuar nga prof. Dhimitër Çondi. Punime e nisura do të zgjasin në një hark kohor prej një muaji dhe në to do të marin pjesë përveç arkeologëve italianë dhe shqiptarë edhe studentët nga Universiteti i Oxfordit-Angli dhe Universiteti i Gjirokastrës. Objektivi kryesor i gërmimeve arkeologjike një-mujore, pas rikonjicioneve të territorit, të realizuara në muajin maj të këtij viti, do të jetë thellimi i gërmimeve në qytetin romak, duke sjellë në dritë struktura të ndryshme monumentale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›