Lezhë, plagoset kreu i komunës së Blinishtit

Plagoset me armë kryekomunari i Blinishtit në Lezhë. Sipas burimeve nga policia e këtij qytetit mësohet se Jak Zhupa është qëlluar me pistoletë nga bashkëfshatari i tij, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu kanë mbërritur në këtë fshat dhe kanë nisur hetimin duke bërë të mundur identifikimin e autorit. Ndërkohë hidhen edhe pistat e para për plagosjen e kryekomunarit, e para sipas policisë është ajo për shkak të detyrës që ka Zhupa dhe pista e dytë është ajo e një grindje të çastit. Por këto do të sqarohen pas arrestimit të autorit.