E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hadrianopolis, nje qytet romak ne Epirin antik" bashkon misionet arkeologjike Izaura Ndoj



"Hadrianopolis, nje qytet romak ne Epirin antik" eshte ekspozita e cila celi dyert dje ne Institutin Italian te Kultures, ku ne fokus te saj ka ilustrimin e aktiviteteve dhe rezultateve te misionit arkeologjik te Universitetit te Maceratas ne Hadrianopolis. Gjate perurimit, te pranishem ishin drejtoresha e Institutit Italian te Kultures ne Tirane, Fulvia Veneziani, rektori i Universitetit te Maceratas L. Lachè, ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D'Elia, dhe ministri i TKRS Aldo Bumci. Gjate fjales se tij, ministri Aldo Bumci tha: "Kjo ekspozite eshte pjese e trashegimise se perbashket ndermjet dy popujve. Italia dhe Shqiperia kane pasur lidhje dhe per kete arsye, kultura shqiptare do te jete me e pranishme ne Itali". Ndersa prof. Robert Perna, nga Universiteti i Maceratas, drejtor i misionit italian ne Hadrianopolis, vleresoi urat e bashkepunimit ndermjet dy vendeve dhe tha se Shqiperia eshte vendi i trashegimise kulturore. Ekspozita ecen e ndare ne dy pjese: e para, e pasqyruar me nje aparat shpjegues, niset nga analiza e kontekstit territorial ne te cilin Hadrianopolis eshte e vendosur dhe me pas, arrin ne pershkrimin e vete qytetit, ku hetimet e fundit arkeologjike sqarojne gradualisht aspektin urban dhe monumental dhe ne fund, pasqyrohen aktivitete te ndryshme ne lidhje me germimet dhe metodologjite e perdorura per perpunimin e te dhenave. Seksioni i dyte ka per qellim te siguroje, nepermjet 60 fotografive me ngjyra dhe bardhe e zi, nje pamje ndjellese dhe origjinale te peizazheve, arkitektures dhe jetes ne luginen e Drinos.

Ekspozita, kuruar nga Roberto Perna dhe Sofia Cingolani, e hapur tashme ne qershor 2010 ne Macerata, eshte celur edhe ne Institutin Italian i Kultures ne Tirane me rastin e javes se 11-te te gjuhes italiane ne bote. Qe nga viti 2005, Universiteti i Macerates, ne bashkepunim me rajonin Marche, ka nisur hetime arkeologjike ne qytetin e lashte te Hadrianopolis, sot Sofratike, ne Jug te Shqiperise, ne rajonin e Gjirokastres dhe ne luginen e lumit Drin, ku eshte vendosur edhe vete qytetit. Qe nga viti 2006, Ministria e Puneve te Jashtme e ka perfshire projektin midis projekteve te nje rendesie te vecante dhe ka njohur nje zhvillim te ri, ne bashkepunim me Institutin Arkeologjik te Tiranes. Qe nga fillimi, ne fakt, objektivave shkencore i bashkengjitej ai i nisjes se nje projekti menaxhimi te territorit, i cili propozon nje model alternativ zhvillimi, bazuar ne rivleresimin e trashegimise se perbashket kulturore nga vete Instituti i Monumenteve te Kultures te Tiranes. Nga viti 2008, per te arritur keto objektiva, rajoni Marche ka financuar nje projekt te quajtur Archadrin, realizimi i te cilit u ndoq nga rajoni Gjirokaster, Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore Gjirokaster, Universiteti "Eqrem Cabej" Gjirokaster, Shoqata "Horizont" Gjirokaster, Provinca e Ascoli Piceno dhe Macerata, Komuna e Urbisaglias, Universiteti i Camerinos, Legambiente Marche, Shoqata Sistema Museale i Provinces se Maceratas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›