E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban Bajrami, myslimanët falen në sheshin e Tiranës

Besimtarët myslimanë u falën në shesh në Tiranë mëngjesin e sotëm me rastin e festës së Kurban Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë bërë faljen tradicionale të mëngjesit.
 

Në xhaminë e vendit, ose në objektet të kultit këta besimatar i falen Allahut. Kurban Bajrami është festa e dytë e madhe, pas fiter Bajramit, për besimtaret musliman dhe njihet si festa e sakrificës,e durimit dhe e varfërisë.
 

Për Besimtarët, festa e Kurban Bajramit ka është frymëzim i dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës. Si e tillë, besimtarët bëjnë sakrificë në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.

Kjo festë është përkujtim dhe ripërtëritje e aktit të Profetit Ibrahim, i cili u tregua i gatshëm të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga një urdhër i Zotit përcjellë në ëndërr. Por, kur profeti Ibrahim do të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga Zoti i vjen urdhri për ta ndalur dorën, duke i dhuruar një dash, që më pas u bë kurban për hir të Zotit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›