Haga i heq një akuzë për genocid Karaxhicit
Tribunali për Krime lufte në Hagë ka hequr njërën nga dy akuzat për genocid që rëndonin ndaj liderit politik të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhicit.
Akuza ka të bëjë me dyshimet për genocid, për dëbimin e joserbëve nga qytetet e Bosnjes në vitet 1992-1995.
Por, ai ende ngarkohet me akuzën për genocid në Srebrenicë, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Mbi te rendojne edhe 9 akuza të tjera.
I akuzuari Radovan Karaxhic u arrestua në Beograd, në korrik të vitit 2008, 13 vite pasi ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës.