E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi kundër mbetjeve, debate në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve eshte perfshire ne debate lidhur me  kerkesen e Aleances Kundër Importimit të Plehrave (AKIP) , per nje referendum kunder importit.

Ne nisje te mbledhjes, Lavdosh Feruni ka kerkuar nga KQZ te marre ne konsiderate 50 mije firmat e mbledhura e qe jane konstatuar qe jane te vlefshme per te dhene OK per referendumin e kerkuar.

Kreu i KQZ, Arben Ristani, duke marre fjalen pas Ferunit theksoi se vete aleanca nuk duhet te kishte toleruar firmat nga e njëjta dorë.
“KQZ-ja nuk ka manipuluar publikun.’Ne kemi thënë që 70 përqind të kampionit që ne çuam për verifikim ishin të falsifikuar prandaj është e papranueshme që të thuhet se procese të tilla ne e dimë si po kalojmë në Shqipëri- tha Ristani.

Anëtari i djathtë në KQZ, Njazi Kosovrasti kerkoi hetime te thelluara per manipulimin e firmave. “Ishte e qartë dhe me sy të lirë dukej që firmat ishin vënë nga e njëjta dorë. Por kerkesa e tij per hetim u rrezua nga anetaret e tjere te KQZ.

Në mbledhjen e djeshme, KQZ vendosi shtyrjen e mbledhjes per dhenien e vendimit.  Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se ka dyshime për falsifikime, por sipas tij, kjo nuk e cenon kuotën prej 50 mijë firmash për mbajtjen e referendumit.

Zyrtarë të KQZ-së thanë se kanë dërguar në polici për verifikim, rreth 147 kampionë firmash, të cilat dyshohet se janë falsifikuar.

Aleanca  Kundër Importimit të Plehrave arriti të merrte më shumë se 62 mijë firma nga qytetarët duke tejkaluar kështu me disa mijë kuotën për mbajtjen e referendumit.

Pak ditë më parë gjatë prezantimit të nismës, Vepro Tani!, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu kritikoi ashpër KQZ-në për mosmarrjen parasysh të kërkesës së AKIP. Kjo beri qe KQZ te reagonte, duke akuzuar perfaqesuesit e AKIP se kishin falsifikuar firmat e qytetareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›