E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen euro false në Tiranë, një i arrestuar

Një operacion i krimit ekonomik dhe strukturave “Shqiponja” ka sjellë arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash euro false.

Nga të dhënat e para mësohet se në pranga ka rënë shtetasi, Klodjan Ceka, ndërsa në të njëjtën kohë policia po ushtron kontroll edhe në dy banesa të tjera në afërsi të rrugës së Elbasanit, në kryeqytet.

Ceka u arrestua gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në rrugën Hoxha Tahsin. Dyshohet se i arrestuari dhe persona të tjera janë të përfshirë në një rrjet falsifikimi parash dhe mashtrimi.

Sipas Panoramës, policia po vazhdon aksionin edhe në këto momente, ndërsa priten arrestime të tjera./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›